Afganistan, dënohet me vdekje ushtari vrasës

17/07/2012 15:10

Një ushtar afgan, i cili vrau pesë ushtarë francezë në janar u dënua me vdekje nga një gjykatë ushtarake ditën e martë, bënë të ditur burime zyrtare.

Abdul Saboor hapi zjarr ndaj forcave franceze gjatë një operacioni në një zonë të largët të krahinës së Kapisës, por u arrestua në përpjekje për t’u arratisur.

Ushtari militant ekstremist nuk do të ketë të drejtë apeli dhe ekzekutimi i tij do të ndodhë disa ditë më vonë.

Disa ditë pas atantatit të tij, ish-presidenti Sarkozy shpalli përshpjetimin e procesit të tërheqes së ushtarëve francezë nga koalicioni i NATO-s në Afganistan.

Rekrutë të ndikuar nga Al-Kaeda janë shndërruar në një problem të madh për sigurinë në Afganistan, me atentatet e tyre që janë shtuar vazhdimisht, ndërsa data e tërheqjes përfundimtare është duke afruar.

Në një prej sulmeve të tilla, mbeti i vrarë edhe kapiten Feti Vogli, ushtari i parë shqiptar i rënë gjatë misionit tonë paqeruajtës në Afganistan.

Në total, janë të paktën 26 viktimat e NATO-s, në 18 sulme të tilla gjatë vitit 2012.

Aktualisht, Shqipëria ka një kontigjent prej 440 ushtarësh, përfshi edhe një batalion të specializuar në luftime, të shpërndarë në tre destinacione të ndryshme në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA