Tornado në Poloni, një i vdekur, 10 të plagosur

16/07/2012 00:00

Një valë tornadosh të fuqishme goditi veriun e Polonisë, duke shkaktuar
një të vdekur e 10 të plagosur, e duke lënë pas vetëm shkatërrim.

Rajonet me te prekura ishin Pomerania ne detin Balltik dhe provinca fqinje. Viktima e vetme e trombave te frikshme te ajrit ishte nje 60-vjeçar, i shtypur per vdekje nga rrezimi i nje banese ne fshatin ëycinki.

Shtepi te demtuara, peme te shkulura nga rrenjet, 400 hektare zone pyjore ne pyllin Tuchola te rrafshuara krejtesisht: panorama ne rrugen e kalimit te tornadove eshte e trishte. Qindra punonjes te nderhyrjes se shpejte jane vene ne gare me kohen per zhbllokimin e rrugeve, largimin e pemeve te rrezuara, ndersa po ndihmojne edhe ne rivendosjen e sherbimeve baze.

Episodi ndoshta me i cuditshem ishte ai i regjistruar ne fshatin Stara Rzeka, ku tornadot ngriten ne ajer nje rulote me tre persona brenda, duke e vertitur per pak kohe para se te perplasej ne toke. Fatmiresisht, asnjeri prej banoreve nuk mori plage te renda. Metereologet i kategorizuan vorbullat e ajrit si tornado te kategorise dy, me erera qe mberrinin shpejtesine 200 kilometra ne ore.

Top Channel