Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim, zëvendëskryeministri i
parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në
Adis Abeba të Etiopisë, udhëheqës të disa vendeve të Unionit Afrikan, që
po marrin pjesë në konferencën e kësaj organizate.

Sipas RTK-së, zëvendëskryeministri Pacolli është takuar me presidentin e Tanzanisë, Jakaya Kikëete dhe ministrin e punëve të jashtme të këtij shteti Bernard Membe.

Edhe gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka kërkuar njohjen e Republikës së Kosovës nga Tanzania dhe vendet tjera të SADC (komuniteti zhvillimor i vendeve të Afrikës jugore, ku bën pjesë edhe Tanzania).

Pacolli ka thënë se është shënuar progres i madh në këtë drejtim megjithëse ende nevojitet punë për t’u bërë.

Po gjatë punimeve të kësaj konference, zëvendëskryeministri Pacolli ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Togos, Koffi Esau, me të cilin ka diskutuar për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavaruar dhe Sovran. Zëvendëskryeministri Pacolli ka argumentuar arsyet dhe nevojën që Kosova të njihet edhe nga ato shtete afrikane që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap.

Top Channel