Kore e Veriut, pezullohet kreu i ushtrisë

16/07/2012 00:00

Kreu i ushtrisë koreano-veriore Ri Yong-ho është pezulluar nga të gjithë
postet zyrtare. Përveç drejtimit të ushtrisë, ai ishte ngarkuar edhe me
detyrën e zëvendëskryetarit të Komisionit të Fuqishëm Qendror Ushtarak
të vendit e kishte pozicione të rëndësishme edhe në radhët e partisë
punëtore.

Në një deklaratë të shkurtër, kjo e fundit njoftonte se largimi i Ri-se u vendos per shkak te problemeve te tij shendetesore. Por sic thone korrespondentet e huaj, nje shpjegim i tille eshte pritur pergjithësisht me skepticizem. Raporti i shkurter sqarues i pezullimit nuk permendtte emrin e pasardhesit. Zedhenesi i Ministrise se Bashkimit ne Seul e quajti “absolutisht te pazakonte” kete levizje te Penianit.

“Eshte vertetë diçka e rralle, qe veriu njofton keshtu papritur dhe publikisht rezultatin e takimit te mbajtur dje, ne 15 korrik. Ne do te vazhdojme ta monitorojme situaten me kujdes”, tha Kim Hyung-suk.

Largimi i 69-vjeçarit ka befasuar plot njerez. Shefi i Ushtrise kishte nje rol kyc ne trazicionin e pushtetit nga Kim Jong Ill-i tek i biri, Kim Jong un.

Te pakte jane ata qe besojne vertet argumentin e semundjes. Ne fakt, mjaft analiste e shohin largimin e tij si nje spastrim te mundshem politik, i cili synon cimentimin e pozicionit te Kim Jong un-it ne raport me ushtrine, apo edhe si sinjalizim te percarjes mes figurave te larta te regjimit, qe kane rrethuar trashegimtarin e ri ne 6 muajt e tij ne pushtet.

Ri Yong Ho u caktua shef shtabi tre vjet me pare, pikerisht gjate qeverisjes se Kim Jong Ill-it, babait te liderit aktual, i cili nderroi jete dhjetorin e 2011-tes pasi drejtoi Korene e Veriut per gati dy dekada.
 

Top Channel