Kokëposhtë mbi Atlantik, rrezikohet tragjedia

16/07/2012 17:45

Një avion amerikan i “United Airlines” rrezikoi të hynte në listën e zezë të aviacionit, kur për një arsye të panjohur, përfundoi kokëposhtë për disa minuta mbi Oqeanin Atlantik.

Incidenti me “Boeing 757” ndodhi mëngjesin e së hënës, ndërsa ai po transportonte mbi 200 udhëtarë në një fluturim nga SHBA në Britaninë e Madhe.

I nisur nga Uashingtoni, me destinacion Londrën, avioni papritmas u përfshi në një pikiatë në mesin e fluturimit, duke humbur mbi 6 mijë metra kuotë, përpara se të rikthehej nën kontrollin e pilotëve.

Mjeti ishte duke flutuar në një lartësi prej 40 mijë këmbësh, rreth 12 mijë metra, kur pësoi avarinë e pashpjegueshme, përpara se të ristabilizohej në më pak se 6 mijë metra nga sipërfaqja e oqeanit.

Udhëtarë të terrorizuar, përshkruan për “Press Association” se si panë anëtarë të stafit dhe pasagjere pa rripin e sigurimit që të rrokulliseshin nëpër kabinë.

Pas problemit të shfaqur për arsye ende të panjohura, linja bëri një ulje urgjente në Kanada, në pikën më të afërt me tokën në atë moment (dy ore larg), ndërsa disa udhëtarë u shoqëruan menjëherë nëpër spitale, për shkak të plagëve të marra nga akrobacia e papritur e avionit të tyre.

Në një korrik 2009, një avion modern i “Air France” përjetoi disa probleme dhe u përplas me sipërfaqen e ujit në një udhëtim të ngjashëm, nga Brazili në Francë. Në incidentin në fjalë, i fundit i ndodhur mbi Oqeanin Atlantik, humbën jetën të gjithë 216 udhëtarët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit.

Top Channel