Britani, rritje drastike e popullsisë

16/07/2012 15:30

Popullsia e Anglisë dhe Uellsit ka arritur në 56,1 milionë banorë, me një rritje prej 3,7 milionë banorë që prej regjistrimit të fundit, një dekadë më parë.

Statistikat u publikuan ditën e hënë, pas përpunimit të të dhënave të regjimistrimit zyrtar të vitit 2011.

Kjo është rritja më e madhe në një dekadë e dëshmuar nga çdo census që prej vitit 1801.

Vetëm në Angli banojnë 53 milionë banorë, pothuajse 500 mijë më shumë nga sa parashikohej, por besohet se numri i rezidentëve është edhe më i lartë, për shkak të emigrantëve të paregjistruar.

Në Uells, popullsia ka arritur në 3,1 milionë banorë. Rreth 55% e kësaj rritje drastike është si rrjedhojë e fluksit të emigrimit.

Sipas ekspertëve, rritja drastike e numrit të britanikëve me origjinë nga emigrantë përbën një shqetësim dhe nëse kjo tendencë do të vazhdojë, deri në 2051, më shumë se 20% e anglezëve do të kenë origjinë nga vende të tjera të planetit.

Së bashku me Skocinë, që përbën pjesën tjetër të Britanisë së Madhe, popullsia e ishullit është prej 60 milionë banorësh, pothuajse e barabartë me Francën dhe Italinë, duke bërë që vetëm Gjermania të jetë vendi krejtësisht europian me popullsi më të lartë (82 milionë banorë). Rusia dhe Turqia, pjesërisht në Europë, gjithashtu janë vende më të populluara me përkatësisht 142 dhe 75 milionë banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA