
Dy alpinistë janë gjetur ditën e shtunë të vdekur nga i ftohti në malin Dome du Gouter, 4400 metra lartësi, në kufirin mes Francës dhe Italisë.
Dy alpinistët e ngrirë ishin pjesë e një grupi prej katër personash cilët kishin nisur të premten një eskursion drejt Mont Blanc ku u përballën me një erë të fortë. Dy të mbijetuarit zbritën për të kërkuar ndihmë, por u rrëzuan dhe u gjetën disa orë më vonë nga roja e zonës Gouter.
Të mbijetuarit gjenden ende në Gouter duke pritur zbutjen e kushteve meteorologjike në mënyrë që një helikopter të mund t’i transportojë në Chamonix.
Kufomat janë një burrë spanjoll dhe një grua polake. Kjo ngjarje vetëm 2 ditë pas tragjedisë së ditës së enjte që u mori jetën 9 alpinistëve të tjerë në Francë.
Top Channel