Kryqi i Kuq tha se lufta në Siri është përhapur aq shumë saqë konflikti tani mund të quhet një luftë civile.
Ndryshimi i statusit do të thotë që tani palët e përfshira në konflikt do të jenë zyrtarisht subjekt i Konventave të Gjenevës, duke i lënë ato më të ekspozuar ndaj ndjekjeve penale për krime lufte.
Kryqi i Kuq kishte konsideruar më parë vetëm zonat përreth, të Idlib Homs dhe Hama si zonat e luftës.
Ndërkohë, zyrtarët sirianë kanë kundërshtuar pretendimet se ata kanë përdorur armë të rënda në luftë të enjten.
Aktivistët fillimisht përshkruan luftimet në fshatin Tremseh pranë Hama, si një masakër të dhjetëra civilëve, por më vonë llogaritë treguan se shumica e të vdekurve ishin rebelë të armatosur.
OKB akuzoi forcat siriane për përdorim të artilerisë së rëndë, tankeve dhe helikopterëve, por Damasku i mohoi këto supozime dhe tha se vetëm dy civilë janë vrarë.
Nëse akuzat vërtetohen, do të thotë se Damasku ka thyer marrëveshjen e bërë me të dërguarin e OKB-së, Kofi Annan.
Më vonë të dielën, një filmim i shfaqur tregon luftime të ashpra në jug të Damaskut.
Aktivistët pretendojnë se luftimet kanë qenë më intensivet të para në kryeqytet që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në mars të vitit të kaluar.
Ata thanë se tanket dhe mortajat janë përdorur, ndërsa në disa zona banorët janë duke u larguar.
Deri tani nuk ka pasur konfirmim nga burimet e pavarura ndaj pretendimeve të tyre.
Top Channel