Maqedonia është përfshirë nga temperaturat e larta që shkojnë mbi 45 gradë.

Mbi 1000 persona i janë drejtuar spitaleve ku kanë kërkuar ndihmë mjekësore në këtë verë përvëluese.
 
Vendi është futur në fazën Portokalli që është shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Sipas të dhënave zyrtare mbi 1 mijë persona vetëm në Shkup kanë kërkuar ndihmë shëndetësore.

Për shkak të kësaj situate qeveria vendosi që institucionet shtetërore dhe ato private të punojnë me orar të shkurtuar. Kërkohet që të evitohet orari 11:00-17:00.

Meteorologët kanë përshkruar që moti i nxehtë do të vazhdojë edhe përgjatë fundjavës, ndërsa nga java e ardhshme pritet që temperaturat të bien me 8 gradë.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA