
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të zhvillojë javën e ardhshme, më 18 korrik, një vizitë zyrtare në Bruksel, ku do të takohet me zyrtarët më të lartë të Komisionit Evropian.
Sipas zëdhënëses së KE, Pia Ahrendkilde, që citohet nga “RTK”, zonja Jahjaga do të pritet në një takim nga presidenti i KE, Jose Manuel Barroso dhe më pas nga komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle.
Në qendër të bisedimeve do të jetë lufta kundër korrupsionit në Kosovë, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe nevoja për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd.
Zëdhënësja shton më tej se gjatë vizitës së saj, presidentja e Kosovës mund të takohet edhe me presidentin e KiE, Herman Van Rompuy, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Top Channel