Ban Ki Moon do të jetë zyrtari i parë i lartë i Kombeve të Bashkuara që do të vizitojë Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë, në kuadër të një turi ballkanik.

Sipas “REL”, që citon zëdhënësin e OKB-së Martin Nesirki, sekretari i përgjithshëm në fund të javës së ardhshme do të fillojë turin në Ballkan, duke u ndalur në Slloveni, Kroaci, Mal të Zi, Serbi, Kosovë dhe Bosnje.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, zoti Ban do të vizitojë misionin e Kombeve të Bashkuara dhe do të takohet me zyrtarë të lartë vendas e ndërkombëtarë.

Pas Kosovës ai do të udhëtojë për në Srebrenicë të Bosnjës, ku forcat e OKB-së janë bërë objekt të kritikave të ashpra lidhur me dështimin për të parandaluar masakrën e vitit 1995.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA