
Një politikan i njohur afgan humbi jetën bashkë me 20 persona të tjerë
nga një sulm vetevrasës në provincen veriore të Samanganit.
Ahmad Khan Samangani, nje deputet etnik uzbek, ishte duke marre pjese ne dasmen e se bijes, kur duke u hequr si i ftuar, kamikazi shkoi t’i jepte nje perqafim e ne ate moment shpertheu eksplozivin qe kishte ne trup.
Nuk dihet ende me saktesi mbi rendon pergjegjesia e atentatit, sepse nje zedhenes i talebaneve mohoi menjehere perfshirjen e tyre. Samangani ka qene drejtues i milicise muxhahedin gjate luftes civile te Afganistanit ne vitit 80`. Nje figure e njohur ne skenen politike te vendit, ai konsiderohej mbeshtetes i forte i presidentit Hamid Karzai dhe rival i gjeneralit Abdul Rashid Dostum, nje komandanti fuqishem edhe ky i periudhes se konfliktit dhe aktualisht nje prej politikaneve me ze uzbeke ne vend. Samangani u be anetar i parlamentit vitin e kaluar, duke zevendesuar nje prej ligjvenesve te perjashtuar nga komisioni i pavarur zgjedhor per manipulime ne zgjedhjet parlamentare te 2010-tes.
Siç tregojne raportet ne media, salla ku ndodhi shperthimi ishte e mbushur me rreth 100 te ftuar. Pervec te vdekurve, nga sulmi u plagosen me shume se 40 vete. Ngjarja e rende erdhi vetem nje pasi nje politikane e njohur afgane, Hanifa Safi, u vra ne provincen lindore Laghman nga shperthimi i nje bombe te vendosur ne makinen e saj.
Top Channel