SHBA, Romney kërkon Rice si zv/presidente

13/07/2012 00:00

Në garën për të qenë zv/president e Shteteve të Bashkuara nëse kandidati republikan, Mitt Romney shpallet fitues përballë rivalit demokrat dhe presidentit aktual, Barack Obama, është futur edhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Condolezza Rice.

Rice, që aktualisht është e angazhuar për SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndodhet në listën e kandidatit Romney për të qenë krahu i tij i djathtë.

Vetë ish-sekretarja amerikane e Shtetit gjatë presidencës së Bush, ka deklaruar se nuk është e interesuar për një post të tillë.

Megjithatë, mediat amerikane flasin për një kandidaturë të fortë të saj. Sipas Drudge Report, Rice jo vetëm është në listin disa-emërore të Mitt Romney-t për të qenë zv.presidente e Shteteve të Bashkuara, por ndodhet edhe tek 3 emrat e parë të kësaj liste.

Top Channel