SHBA-Meksikë, zbulohen dy tunele droge

13/07/2012 04:10

Dy tunele të sofistikuara të ndërtuara me shumë mundësi për të kontrabanduar drogë në Shtetet e Bashkuara janë gjetur në kufi me Meksikën.

Tunelet ishin më shumë se 200 metra të gjatë dhe të pajisur me ndriçim dhe ventilim.

Një agjent amerikan tha se hartimi i tyre nuk ishte diçka që një minator i zakonshëm mund ta ketë bërë.

Më shumë se 150 tunele janë gjetur në kufirin SHBA-Meksikë që nga viti 1990, ku shumica ishin rrugëkalime të papërpunuara.

Tuneli i parë, që u zbulua nga ushtria meksikane të mërkurën, ishte ende i papërfunduar. Ai fillonte nën një lavaman banjoje në një magazinë në Tijuana.

Tuneli i dytë të nxirrte nga një fabrikë akulli në qytetin meksikan të San Luis Rio Colorado në një depo, në atë që zyrtarët e cilësuan si një ndërtese të papërshkrueshme në San Luis, Arizona.

Tuneli ndodhej nën kufirin mes dy shteteve në një thellësi prej 16 metarsh, ndërsa muret mbajtëse dhe dyshemeja ishin të shtruara me kompensatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA