Japoni, 19 viktima nga shirat e rrëmbyeshme
13/07/2012 00:00
Shirat e rrëmbyeshme që prej disa ditësh kanë përfshirë Kjushunë, në jug
të Japonisë, kanë shkaktuar 19 të vdekur dhe të paktën 8 të humbur.
Agjencia Meteorologjike Japoneze ka dhënë alarmin për reshjet, që sipas saj nuk do të ndalen deri ditën e shtunë.
Ndërkohë, në Aso, në prefekturën e Kumamotos, rreth 11 mijë familjeve u është bërë thirrje të lënë shtëpitë dhe uji i pishëm është ndërprerë në qindra banesa.
Ndërsa në Oita, mbi 10.600 familje kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të tejmbushjes së lumenjve, që mund të dalin nga shtretërit dhe të përmbytin lokalitetin.
Top Channel