
Çiklisti francez Pier Roland i skuadrës Europcar është fituesi i etapës së 11-të të Turit të Francës me iternerarin Albertvil-La Tusuar, 148 km, etapa më e vështirë sa i përket Alpeve.
71 km ngjitje për një malore 7% sa i përket shkallës së vështirësisë, por që gjithsesi edhe pse ishte menduar që mund të ndryshonte klasifikimi i përgjithshëm asgjë nuk ndodhi pasi Bradlei Uigins është sërish lideri dhe mbajtësi i fanelës së verdhë.
I dyti e kaloi finishin Pino i skuadrës FDJ ndërsa Frome i Sky e kaloi finishin i treti me një vonesë prej 55 sekondash. Për një moment Frome tenopi shkëputjen gjë që i befasoi të gjithë, por një komunikim në radio e detyroi atë të tërhiqej dhe të shoqëronte Uigins deri në vijën e finishit, por që gjithsesi po shfaqet si rival i fortë i shokut të skuadrës në luftën për Turin e 99 të Francës.
Top Channel