Në Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare i kërkoi kreut të BDI-së, Ali Ahmeti që të largohet nga politika.
Kjo pasi sipas kësaj partie, Ahmeti po sakrifikon të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni për përfitime individuale.

“Kur ende s’është bërë një vit nga mandati i tretë që BDI është në qeveri, Ali Ahmeti dje ua bëri me dije shqiptarëvë që ky mandat ka përfunudar. Cfarë mund të presin shqiptarët gjatë tre viteve të ardhshme kur të gjithë e panë dhe dëgjaun dorëzimin dhe nënshtrimin e këtij njeriu, i cili i mori më qafë. Kërkojmë që ky person i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm për shqiptarët urgjentisht të tërhiqet nga skena politike”, tha Ymer Aliu, deputet i PDSH-së.

Akuzave i janë përgjigjur nga partia e Ahmetit me anë të një komunikate zyrtare ku thuhet se e vetmja periudhë kur proceset kombëtare në Maqedoni kanë regjistruar ngecje është periudha kur PDSH uzurpuoi institucionet pa vullnetin e shqiptarëve.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA