Të paktën shtatë persona janë vrarë me armë zjarri natën e kaluar në San Paolo, gjatë festimeve për fitoren e Kupës së Brazilit nga ekipi i Palmeiras.
Policia lokale ka informuar se disa persona në bordin e motorëve dhe makinave kanë nisur të qëllojnë në drejtim të një grupi tifozësh që po festonin në zonën e Osaskos.
Deri tani nuk ka pasur persona të arrestuar, por policia dyshon se personat që hapën zjarr mund të kenë qenë tifozë të ekipit rival të Korinthians.
Megjithatë, duke parë mënyrën e ekzekutimit, mediat dyshojnë se hipoteza e një hakmarrjeje tifozësh mund të jetë vetëm një mbulim për ndonjë hakmarrje kriminale mes bandave.
Edhe pse autoritetet braziliane ndërmorrën një sërë operacionesh masive për uljen e kriminalitetit në prag të evenimenteve sportive, vrasjet në shtetin latin vijojnë të jenë në nivele të larta.
Top Channel