Turi i Francës, Wiggins ruan fanelën e verdhë
11/07/2012 00:00
Britaniku Bradley Wiggins ruajti fanelën e verdhë edhe pas përfundimit të etapës së 10-të të Turit të Francës.
Wiggins mori kryesimin në klasifikimin e përgjithshëm edhe pse nuk mundi të fitojë etapën e dhjetë, e cila u fitua nga Thomas Voeckler që la pas Michele Scarponi dhe Jens Voigt.
Pas kësaj etape, Wiggins udhëheq në klasifikimin e përgjithshëm duke mbajtur fanelën e verdhë për të katërtën ditë me radhë, duke u bërë britaniku i vetëm që e mban për kaq kohë atë.
Etapa e 11 është e gjatë 148 kilometra dhe pritet të jetë interesante me ngjitje e zbritje.
Top Channel