Një delegacion i përbërë nga eksponentë të opozitës siriane po viziton Moskën për të diskutuar mbi përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje politike për fundin e dhunës.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov po zhvillon bisedime me Abdulbaset Sayda, kryetar i Këshillit Kombëtar Sirian.
Më herët zëvendësi i Lavrov deklaroi se Rusia dëshironte ta lëvizte opozitën siriane drejt pozicioneve më realiste dhe konstruktive.
Më vonë, i dërguari i OKB-së Kofi Annan do të flasë në Këshillin e Sigurimit për mënyrën se si ai mendon të ringjallë planin e tij të paqes.
Zoti Annan zhvilloi bisedime me zyrtarë në Bagdad dhe Teheran ditën e martë dhe vlerësoi se Irani, një aleat i afërt i Sirisë, mund të luajë një rol kyç në zgjidhjen e konfliktit, pavarësisht përplasjeve me Shtetet e Bashkuara.
Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha gjithashtu se presidenti sirian Bashar al Assad ka propozuar alternimin e iniciativës së tij të paqes në mënyrë që në zonat më të dhunshme të rivendoset paqja.
“Ai bëri një sugjerim për marrjen e një pozicioni në terren, në disa nga rajonet më të dhunshme, në mënyrë për të kufizuar dhunën”, deklaroi Annan për gazetarët.
Top Channel