Qeveria e Kosovës dënon ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Halil Matoshi dhe konsideron se ky është një akt i drejtuar kundër vlerave të demokracisë, lirive të njeriut dhe shprehjes së lirë.

“Akte të këtilla do ta kenë përballjen e vendosur të institucioneve të qeverisjes së Republikës së Kosovës dhe të krejt shoqërisë në vendin tonë”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

“Dëshirojmë të ritheksojmë përcaktimin e qartë të qeverisë në vlerësimin që liria e shprehjes dhe e mendimit përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë dhe shtetit që po e ndërtojmë. Ndaj edhe veprimet kundër lirisë së shprehjes dhe mendimit nuk do të tolerohen asnjëherë”, thuhet në reagim.

Në të njëjten kohë kërkohët veprim i shpejt i organeve të drejtësisë për kapjen e autorëve të këtij sulmi dhe vendosjen e tyre para drejtësisë, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Po ashtu, i gjithë spektri politik kosovar dhe shoqëria civilie e kanë dënuar këtë akt ndaj publicistit Matoshi. Ky sulm është dënuar fuqishëm edhe nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës.

Kosovë, sulmohet gazetari Halil Matoshi

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Halil Matoshi u sulmua nga tre persona me thika të martën në mbrëmje. Ngjarja ndodhi në lagjen Dardania të Prishtinës.

Vetë Matoshi deklaroi se është goditur me grushta dhe shkelma, ndërsa i shpëtoi goditjeve me thikë pasi u mbrojt me çantën e tij.

Matoshi tha se në mbrojtje i erdhën disa qytetarë, ndërsa tre personat që e sulmuan u larguan me një automjet. Në ndjekje të tyre u vu edhe policia, por që nuk mundi t’i ndalojë.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës e dënoi ashpër këtë akt, duke e cilësuar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe cënim të drejtpërdrejtë të jetës dhe punës së gazetarëve.

Po ashtu, Asosacioni i bëri thirrje organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA