“Ne numërojnë titujt tanë dhe na dalin 30; aritmetika e Federatës thotë 28, por ne nuk besojmë tek kjo aritmetikë”.
Kjo ishte deklarata e presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli gjatë prezantimit zyrtar të fanelës së re për sezonin 2012-2013 ku bardhezinjtë kanë vendosur të heqin dy yjet që mbanin prej shumë vitesh, me shkrimin “30 në fushë”.
“Qendrimi ynë është një qendrim ideologjik. Federata vendosi, edhe pas daljes së provave të reja, për 28 tituj. Ne nuk jemi dakort me këtë qendrim ndaj e kemi apeluar atë”, u shpreh Agnelli.
Më pas presidenti Agnelli ka komentuar edhe skandalin e basteve ku dyshohet se është i përfshirë edhe trajneri Antonio Conte.
“E ardhmja e Antonio Conte-s? Jemi mjaft të qetë dhe nuk ka asnjë plan B për të zëvendësuar Conte-n”, tha ai për mediat italiane në ditën e parë të grumbullimit të bardhezinjve për sezonin e ri, ku përveç kampionatit rikthehen edhe në Ligën e Kampionëve.
Top Channel