Zbulohet tjetër tunel i drogës në SHBA-Meksikë

10/07/2012 00:00

Ushtria meksikane në bashkëpunim me autoritetet amerikane zbuluan një tjetër tunel-rrugë që përdorej nga trafikantët e drogës për kalimin drejt Shteteve të Bashkuara.

Nga pamjet e publikuara, tuneli kishte një gjatësi prej 230 metrash, mjaftueshëm i lartë sa për të ndenjur dhe lëvizur lirisht në këmbë, me ndriçim dhe sistem ajrimi, por dhe me makineri të nevojshme për transportin e lëndës narkotike e cila sapo kalonte kufirin, mbërrinte në një ndërtesë të mbyllur.

Tuneli lidhte një biznes të përpunimit dhe të prodhimit të ujit mineral në qytezën e Sonoras në Meksikë me një biznes tjetër në Arizona të Shteteve të Bashkuara.

Brenda tunelit u sekuestruan gjithashtu edhe 22 ton lëndë narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis sativa.

Ky ishte tuneli i radhës i zbuluar nga autoritetet kufitare meksikane. Nëntoka duket se është rruga në modë e kalimit të dorgës në tokën amerikane. Dy tunele të tillë u zbuluan vitin e kaluar, njëri në muajin qershor e tjetri në tetor.

Top Channel