Sondazhet, Obama-Romney “kokë më kokë”

10/07/2012 17:30

Në perspektivë kjo e sivjetëshmja do të jetë një garë e ngushtë, kokë për kokë mes presidentit aktual Barack Obama dhe rivalit të tij republikan, Mitt Romney.

Katër muaj nga zgjedhjet e nëntorit, sondazhet më të fundit flasin për një barazpeshë totale. Si Obama ashtu edhe Romney nuk e kalojnë 50 përqindëshin e preferencave mes elektoratit amerikan, por aktualisht stacionohen me nga 47 përqind.

Sondazhi u krye nga Washington Post në bashkëpunim me televizionin amerikan, ABC News. Po sipas këtij sondazhi, 2/3 e amerikanëve mendojnë se vendi nuk po udhëhiqet ashtu siç duhet dhe mazhoranca nuk miraton punën e presidentit Obama përsa i përket ekonomisë.

Por një pjesë e mirë e amerikanëve të pakënaqur nga Obama, sipas sondazhit, do ta votojnë atë pasi nuk e shohin Romney-n si një alternativë të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA