Mjeshtëria Sportive, kërkohet rritja e kuotave

10/07/2012 00:00

Në prag të testimeve për sezonin e ri në shkollën e Mjeshtërisë
Sportive, ka një fluks talentesh dhe prurjesh të reja, çka i ka detyruar
drejtuesit që të kërkojnë dyfishimin e kuotave.

Akademia e futbollit “Loro Boriçi” po përjeton një rilindje të vlerave më të mira që ka kultivuar ndër vite dhe pjesë e shkollës do të jenë edhe të paktën 50 nxënës nga i gjithë vendi, si dhe trevat shqipfolëse, në Malin e zi dhe Kosovë.

Nga 16 deri në 19 korrik do të zhvillohen edhe testimet profesionale për të gjithë talentet që kanë zgjedhur shkollën e mjeshtërisë ndërsa bie në sy se mosha e futbollistëve nuk është më shumë se 16 vjec.

Në këtë insitiucion mungon palestra, si dhe kushtet e tjera për të zhvilluar mësimin normal të sportit më popullor në botë, pavarësisht se projektet janë dorëzuar me kohë në autoritetet përkatëse. Por pavarësisht kësaj, drejtuesit e Akademisë Loro Borici, premtojnë se do të krijojnë si çdo vit, kontigjentin për kombëtaret e moshave.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta