Izrael, dënohet ish-kryeministri Olmert

10/07/2012 00:00

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert është shfajësuar nga dy akuza për
korrupsion, por është dënuar për një të tretë, më pak të rëndë.

Olmert është shpallur fajtor se ka siguruar ilegalisht favorizime për një mikun e tij biznesmen gjatë kohës si ministër.

Ai është shfajësuar nga akuzat për korrupsion, që kishin të bënin me marrje ryshfeti dhe falsifikim të faturave për fonde të shpenzuara në udhëtime jashtë shtetit.

Olmert u përfshi nga skandalet gjatë periudhës 3-vjeçare në detyrë dhe dha dorëheqjen në shkurt të vitit 2009. Ai ishte kryeministri i parë izraelit që përballej me akuza të rënda penale, që e kërcënonin dënimin e tij me burg.

Gjithësesi, Olmert do të vazhdojë gjyqin për përfshirjen e tij në një tjetër skandal korrupsioni që ka të bëjë me çështje prone në Jeruzalem.

Ky rast njihet edhe si “Çështja e Tokës së Shenjtë” dhe lidhet me periudhën kur ai ka qenë kryetar i bashkisë së qytetit. Vetë Olmert e mohon këtë akuzë.

Ai ka qenë kryetar i bashkisë së Jeruzalemit nga viti 1993 deri në 2003-shin, më pas u bë ministër i Tregtisë dhe Industrisë, ndërsa detyrën e kryeministrit e mori në vitin 2006 pas largimit të Ariel Sharon.

Top Channel