Irani: Të huajt shkak për gjendjen në Siri

10/07/2012 00:00

Irani, aleati i patundur i Sirise sugjeron qendrimin e presidentit
Bashar Al Assad, ne pushtet dhe akuzoi vendet e huaj si shkaktaret e
rendimit te gjakderdhjes.

Reagimi erdhi pas takimit te ministrit te Jashtem iranian, Ali Akbar Salehi me te derguarin e OKB-se dhe Liges Arabe, Kofi Annan ne Teheran.

“Qeveria siriane e udhehequr nga Bashar Al Asad ka premtuar dhe ata jane te angazhuar per kete fakt, se do te perpiqen dhe do te permbushin kerkesa legjitime te popullit sirian dhe t’i plotesojne ato. Ata kane ndermarre dhe hapa ne kete drejtim. Por per fat te keq, nderhyrja e te tjereve e ben situaten ne Siri te mbetet kritike”, tha Ali Akbar Salehi, minisri i Jashtëm iranian.

Irani ka mbeshtetur Asadin gjate kryengritjes 16 mujore. Salehi paralajmeroi fuqite e huaja, per te mos e lejuar pershkallezimin e konfliktit. I derguari i OKB-se dhe Liges Arabe, Kofi Annan i kerkoi Iranit te behet pjese e perpjekjeve nderkombetare per t’i dhene fund krizes ne Siri, megjithese kjo eshte kundershtuar ne te shkuaren nga Uashingtoni.

“Besoj siç e keni degjuar ne shume raste se Irani ka nje rol per te luajtur. Prania ime e shpjegon se une i besoj. Nuk po flas per vendet e tjere”, tha Annan.

Anan synon te shpetoje planin e tij gjashtepikesh, i cili u ngrit mbi bashkepunimin me qeverine siriane dhe kryengritesit ne muajin prill. Por armepushimi nuk u arrit asnjehere. Nje dite me pare ai mori garanci nga presidenti Assad, se do te vazhdohet me zbatimin e planit gjashtepikesh per te hapur dialogun dhe per te ndalur dhunen. Ne nje zhvillim tjeter Rusia, nje vend qe e ka mbrojtur Assadin nga sanksionet e Keshillit te Sigurimit-deklaroi se nuk do ta furnizoje Damaskun me avione ushtarake Yak 130 apo arme te reja, me argumentin se situata ne Siri mbetet e paqarte.

Top Channel