Dedja: Të ndryshojë Ligji për Kushtetuesen

10/07/2012 00:00

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka kërkuar ndryshime të thella në ligjin
për këtë gjykatë, madje duke mos përjashtuar edhe ndërhyrjet në
Kushtetutën e vendit.

Duke folur ne nje takim per çeshtjet e drejtesise te organizuar nga Bashkimi Europian, Bashkim Dedja ka prekur nje sere problematikash qe has Gjykata Kushtetuese me ligjin e vitit 2000, duke nisur qe nga ato te brendshmet, bllokimet, doreheqjet apo emerimet e gjyqtareve saj.

“Cilat janë disa nga pikat që neve kanë shqetësuar dhe që ia kemi bërë prezente grupit të punës. Të gjithë jemi deshmitare te bllokimit te procesve per emerimet dhe zevendesimet ne Gjykaten Kushtetuese, e cila kerkon ndryshime qofte ne ligjin organik, ndoshta më tutje edhe në Kushtetutë. Ne kemi një problem, që një gjyqtar ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është zëvendësuar, por ligji shqiptar nuk ka parashikuar procedurat, se si veprohet në këtë rast”, tha Dedja.

Një tjetër shqetësim ka të beje me me afatet dhe me pasojat që rëndojnë mbi qytetarin.

“Afatet proceduriale për t’u betuar në Gjykatën Kushtetuese jane të palogjikshme dhe te paarsyeshme. Janë të tejzgjatura”, tha Dedja.

Vitet e fundit Gjykata Kushtetuese është përballur me një seri çështjesh, që kanë patur në qendër Presidentin, Parlamentin dhe deputetët.

Gjate takimit ku moren pjese te gjithe aktoret e drejtesise kreu i misionit EURALIUS rekomandoi qe zgjedhja e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise te behet brenda korrikut ne menyre qe te vijojne reformat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB