Assad premton, por s’ndal dhunën

10/07/2012 02:41

Aktivistët kundërshtarë të regjimit të Bashar Al Assadit në Siri raportuan bombardime të reja e përleshje mes trupave qeveritare dhe rebelëve në qytetin e trazuar të Homsit.

Dy media sociale shfaqën videot e bombardimeve, filmimet e të cilave besohet të jenë realizuar në zonën Jurat al Shaya. Të tjera pamje filmike të shpërndara po përmes internetit, tregojnë një tank duke qëlluar në lagjen Al Qarabee e disa trupa të gjakosur.

Një uebsite i aktivistëve flet për të paktën 100 të vrarë në mbarë Sirinë vetëm përgjatë ditës së dielë.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton pohoi një ditë më parë se forcat e opozitës siriane po fitojnë terren dhe sa më shpejt t`i jepet fund dhunës, aq më të mëdha janë shanset që qeveria e Sirisë t’i shpëtojë një sulmi katastrofik të kundërshtarëve.

Kofi Anan nga ana tjetër i përshkroi si konstruktive bisedimet e zhvilluara në Damask me presidentin sirian. “Patëm një qasje të përbashkët përsa i takon nevojës për fundin e dhunes”, u tha ai gazetarëve, por pa dhënë sqarime të mëtejshme mbi atë që u diskutua në takimin kokë më kokë.

Pas kësaj, ish-Sekretari i Përgjithshem i OKB-së mbërriti në Iran, ku do të diskutojë krizën siriane me liderët vendas.

Annan e pranoi të shtunën se plani i tij për gjetjen e një zgjidhjeje politike të ngërcit sirian, ka dështuar. Iniciativa 6 pikëshe e paqes përfshinte edhe armëpushimin e muajit prill, i cili nuk u respektua asnjëherë.

Sipas të dërguarit të posacëm të Kombeve të bashkuara, Bashar Al Assad i ka përcjellë edhe një herë gadishmërinë e qeverisë së tij për t’i qëndruar planit të paqes dhe per ta implementuar, këtë herë, ashtu sic duhet.

Analistët mendojnë se pas dështimit të pushimzjarrit, Anan i ka fokusuar përpjekjet tek arritja e një marrëveshje për tranzicion politik.

Por edhe këtu mund të ketë probleme. Opozita siriane se pakti duhet të përfshijë largimin e Assadit nga pushteti, ndërkohë që vetë lideri sirian e përjashton kategorikisht një gjë të tillë, sic e bëri të qartë dhe në intervistën e dhënë të dielën për televizionin gjerman ARD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA