Spanjë-Itali, rriten kostot e huamarrjes

09/07/2012 00:00

Të ardhurat e bondeve 10-vjeçare të Spanjës dhe Italisë janë rritur në
prag të samitit të ministrave të Financave të eurozonës që zhvillohet të
hënën.

Të ardhurat nga bondet spanjolle, që merren si një tregues kyç për normat e interesit që qeveria duhet të paguajë për të marrë hua, u ngritën mbi 7 për qind, ndërsa ato italiane në 6.1 për qind.

Të ardhurat mbi 7 për qind konsiderohen si jo të qëndrueshme në planin afatgjatë. Detaje për ndihmën e bankave spanjolle pritet të vijnë kryesisht nga mbledhja e ministrave të eurozonës, e cila do të vazhdojë edhe ditën e martë.

Të ardhurat e larta nga bondet spanjolle dhe ato italiane bien në kontrast me normat e bondeve afatshkurtër gjermane që u shitën në ankand ditën e hënë.

Të ardhurat nga bondet gjermane 6-mujore ranë gjithashtu në një shifër rekord prej -0.03%, që do të thotë se investitorët po paguajnë qeverinë gjermane që t’u japë atyre hua.

Është hera e dytë që të ardhurat nga bondet gjermane janë negative. Ankandi ishte mbivlerësuar, pavarësisht të dhënave negative.

Investitorët janë strehuar tek borxhi gjerman, duke e konsideruar atë si një parajsë të sigurtë nga problemet e përhapura në vende të tjera të eurozonës.

Top Channel