Kushte të paqëndrueshme atmosfetike dhe reshje shiu gjatë mesditës, parashikimi i motit për këtë të martë
Një sasi e konsiderueshme predhash të vjetra, të cilat sipas ekspertëve i përkasin kohës së Luftës së Dytë Botërore, janë gjetur gjatë punimeve të rrugës Tiranë-Elbasan, në afërsi të komunës Bërzhitë.
Mëngjesin e së hënës, mjetet që po punojnë për gërmimin e tokës, ku pritet të kalojë autostrada Tiranë – Elbasan, kanë zbuluar edhe predhat e vjetra.
Policia ka rrethuar zonën, në pritje të ekspertëve ushtarakë të cilët do të bëjnë edhe shkatërrimin e predhave. Edhe pas 12 orësh të zbulimit të këtyre predhave, forcat xheniere nuk kanë ndërrmarë largimin e tyre nga zona.
Ata mendojnë se rreziku është minimal duke patur parasysh faktin që predhat nuk mund të shpërthejnë, ndërsa janë shumë larg nga zonat e banuara.
Top Channel