
Pas largimit të uruguajanit Diego Forlan, një tjetër sulmues po
përgatitet të largohet nga Interi, në kulmin e merkatos së verës që
gjithsesi nuk ka qenë mjaft aktive për zikaltërit.
Gjatë prezantimit të ekipit të ri, Xhampaolo Pacini ka konfirmuar se do të ndryshojë skuadër në pak javë, pasi nuk bën pjesë në projektin e ri të Interit.
“Besoj se drejtuesit e skuadrës kanë bërë disa zgjedhje dhe unë mendoj se nuk do të jem më pjesë e këtij projekti me dëshirën e Interit. Kam qenë gjithmonë i sinqertë dhe kështu do jem edhe këtë herë. Do të kërkoj t’i ndryshoj mendjen ndokujt dhe për këtë do të përpiqem shumë, por e vërteta është kjo”, tha Pacini. Ai ka lënë të kuptohet se do ta shesin përkundër dëshirës së tij, pas një sezoni në hije me fanelën e zikaltërve.
Në prezantimin e skuadrës së re, sulmuesi italian është mbështetur nga tifozët por pavarësisht kësaj, drejtuesit po mendojnë për transferimin e tij deri në mbylljen e merkatos në 31 gusht.
Top Channel