Një seri tërmetesh trondisin vendin

09/07/2012 10:00

Lëkundje me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter janë ndjerë në qytetin e
Fierit të dielën në mbrëmje. Lëkundjet nuk kanë shkaktuar dëme por vetëm
panik tek banorët.

Epiqendra e tyre është 3 kilometra nën tokë, në veri të qytetit, në anë të lumit Vjosa, pranë fshatit Mbrostar. Ditët e fundit ka patur lëvizje sizmike të ndjeshme.

Disa tërmete me fuqi deri në 3.4 ballë të shkallës Rihter me epiqendër qytetin e Kerviocës, në Maqedoni, janë ndjerë deri në Shqipëri.

Ndërkohë, një tërmet me fuqi 3.4 ballë është ndjerë në qytetin e Orikumit dhe epiqendrën e kishte 13 kilometra nën det.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA