Milan nis grumbullimin

09/07/2012 16:40

Milan është grumbulluar ditën e hënë për të nisur një sezon të ri dhe në grumbullimin e tij të tretë radhazi me klubin kuqezi, trajneri Massimiliano Allegri i bën të qarta gjërat.

“Është një sezon ndryshe nga të parët sepse janë larguar shumë futbollistë dhe kanë mbetur vetëm 2-3 veteranë. Për mua është si të jetë sezoni i parë me Milanin, duhet ta nisim nga zero. Objektivi ynë do të jetë titulli kampion sepse sezonin e kaluar e humbëm edhe pse ishim superfavoritë”, shprehet tekniku italian, i cili foli edhe për rivalët e mundshëm në luftën për titullin në Serinë A.

“Juventus ka punuar mirë në merkato sepse është përforcuar. Roma ka marrë Zeman si trajner dhe do të jetë një vlerë e shtuar për ta. Napoli do të ketë avantazh sepse nuk do të luajë në kupat e Europës dhe Inter ka ndryshuar shumë”, theksoi Allegri.

Ndërsa Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, shpreson që këtë sezon kuqezinjtë të mos kenë probleme me dëmtimet: “Duhet të jemi më të kujdesshëm me dëmtimet sepse ka një lidhje të pamohueshme mes numrit të tyre dhe arritjeve të objektivave në një sezon.”

Në lidhje me merkaton, Galliani nuk dha siguri për qëndrimin e Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimovic: “Nuk mund të flas sepse merkatoja është e paparashikueshme. Them vetëm se klubet italiane nuk mund të blejnë më futbollistë të mëdhenj, por vetëm futbollistë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA