Iniesta, nga kampion europe në altar

09/07/2012 00:00

Nga kampion i Europës në altar. Futbollisti i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle Andres Iniesta kurorëzon vitin e suksesshëm në fushën profesionale me një tjetër sukses në jetën personale.

Mesfushori vuri kurorë me Anna Ortiz, lidhja me të cilën zgjat që nga vitit 2008 dhe e përforcuar me lindjen e vajzës Valeria në prillin e vitit të kaluar.

Ceremonia martesore u zhvillua në kështjellën Altafulla, pranë Tarragonës në Spanjë dhe në të nuk mungonin as miqtë e tij nga bota e futbollit, të shoqëruara nga të fejuarat dhe gratë e tyre.

Në sy ra Messi me të fejuarën Antonella Racuzzo, Pedro Alcantara me të fejuarën e tij, por dhe Samuel Eto’o i shoqëruar nga bashkëshortja.

Top Channel