Johan Cruyff, në kolumnën e tij në gazetën ‘De Telegraaf’, ka kritikuar Federatën Hollandeze të Futbollit (KNVB) për emërimin e Louis Van Gaal si trajner i ri i kombëtares.
Ish-tekniku i Barcelonës nuk mendon se zgjedhja është e gabuar, por mendon se vendimi është marrë në mënyrë të nxituar dhe pa u menduar mirë.
“Kam përshtypjen se në futbollin hollandez vendimet merren nxitimthi. Nëse zgjedhja e Van Gaal do të jetë një vendim i mirë apo i keq, kjo do të varet vetëm nga fati dhe gjërat nuk duhen bërë kështu”, shkruan legjenda e futbollit hollandez.
Gjithsesi, Cruyff shpreson që Van Gaal të ketë fat në krye të përfaqësueses së “Portokallinjve”.
Duke iu referuar eksperiencës së mëparshme të Van Gaal në krye të Hollandës (që ishte një dështim pasi nuk u klasifikua dot në botërorin e vitit 2002) Cruyff shpreson që Van Gaal të “përqendrojë të gjitha forcat e tij për arritjen e një hakmarrjeje sportive dhe që të rikthejë futbollin e guximshëm dhe sulmues”.
Top Channel