Kushte të paqëndrueshme atmosfetike dhe reshje shiu gjatë mesditës, parashikimi i motit për këtë të martë
Ambasadorja gjermane Carola Müller-Holtkemper ka vizituar sot qytetin e Bulqizës. E shoqëruar nga deputeti Qemal Minxhozi ajo fillimisht është takuar me minatorët dhe sindikatën e minatorëve tek miniera e Bulqizës dhe është njohur me problemet e minierës dhe të minatorëve.
Ambasadorja shprehu gadishmërinë për mbështetje të minatorëve ku dhe ka ofruar kompani gjermane për menaxhimin e kësaj miniere. Kreu i Sindikatës së minatorëve, Kujtim Alliu, e njohu më nga afër ambasadoren mbi situatën e minierës.
Ai tha që problemi kryesor është mungesa e investimeve të parashikuara në marrëveshjen që është bërë me kompaninë ACR dhe nëse në këtë minierë nuk kryhen investime ajo mbyllet pas katër vjetësh.
Sindikalistët i kërkuan ambasadores mbështetjen maksimale dhe ndërhyrje për zgjidhjen e kësaj situate që investimet në këtë minierë të fillojnë në mënyrë urgjente.
Ambasadorja gjermane është shprehur se shumë kompani gjermane janë ofruar për të operuar me projekte në minierën e Bulqizës.
Top Channel