FBI shuan serverat e hakersave

09/07/2012 09:30

Mbi 300 mijë persona, shumica e të cilëve në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, mund të humbin aksesin në interneti pasi FBI po fik serverat e përdorur nga hajdutët informatikë.

FBI konfiskoi serverat në nëntor të vitit 2011, gjatë një operacioni për shkatërrimin e një grupi kriminal që përdorte viruse për të infektuar mbi 4 milionë viktima.

Viktimave të internetit u devijohej kërkimi përmes serverave dhe ata detyroheshin të shihnin reklama të vendosura nga grupi i hakersave.

Grupi kriminal kishte mbledhur mbi 14 milionë dollarë duke manipuluar kërkimet në internet dhe duke detyruar përdoruesit të shihnin reklama të caktuara.

Ata arrinin ta bënin këtë pasi serverat e tyre po merrnin nën kontroll domain-et e faqeve të internetit, një element kyç në botën e web-it.

Domain-et janë fjalët që njerëzit përdorin, si për shembull bbc.co.uk, për faqe të caktuara interneti. Këto konvertohen në vlera numerike që kompjuterat përdorin duke konsultuar serverat e emrave të domain-eve, DNS.

Kur një person shtyp një emër në një browser, shpesh kompjuteri i tij do të konsultohet me DNS-në për të zbuluar vendndodhjen online të faqes së internetit.

Banda infektonte kompjuterat me një virus të quajtur “DNS Changer” sepse alternohej kur një kompjuter do të konvertonte emrat e domain-eve në numra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA