
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka sulmuar sot në mënyrë
direkte Kinën, duke e akuzuar se refuzon të hapet ndaj demokracisë.
“Kina refuzon të hapet ndaj demokracisë me një sjellje që vret inovacionin dhe dekurajon sipërmarrjen”, ka dekalruar Clinton gjatë një fjalimi në Ulan Bator të Mongolisë.
Në fjalimin e saj, përpara një asambleje grash mongole, Clinton nuk ka cituar qartë Pekinin, duke ia adresuar kritikën e saj “disa vendeve aziatike”.
Kritikat e shefes së diplomacisë amerikane vijnë në një moment kur marrëdhëniet mes Amerikës dhe Kinës janë tensionuar për shkak të qëndrimit të Pekinit kundër opsioneve Perëndimore për Sirinë.
Bashkë me Rusinë, Kina ka refuzuar të miratojë në Këshillin e Sigurimit një rezolutë për Sirinë, e përfshirë nga protestat popullore kundër regjimit të Bashar al Assad.
Kjo, pasi Pekini dhe Moska pretendojnë se Uashingtoni dhe vendet e tjera perëndimore duan të mbështesin rebelët sirianë me qëllim ndryshimin e regjimit sirian.
Top Channel