
Më shumë se 15 mijë tifozë futbolli mbushën një shesh në Xhakarta, për
të parë nga afër mesfushorin e kombëtare spanjolle dhe Realit të
Madridit Ksabi Alonso.
Pak ditë pasi triumfoi me iberikët në finalen e madhe të Euro 2012, futbollisti spanjoll ishte i ftuar që të hapte një eveniment promovues futbolli në Indonezi. Rrugët kryesore të kryeqytetit u mbyllën dhe u kthyen në arena minifutbolli për 3 orë.
“Futbolli është një sport kombëtar tek ne dhe ne do të donim t’i shtonim këtij evenimenti sa më shumë njerëz të njohur” tha zëvendësdrejtori i kompanisë promovuese të fushatës për futbollin në Indonezi.
Shumë tifozë u mblodhën në parkun kryesor të Xhakartës, ku 30 vjecari Alonso u bë pjesë e mesazheve sensibilizuese për të rinjtë. Ai falenderoi tifozët vendas që ishin bërë pjesë e mbështetjes për Spanjën gjatë Euro 2012.
Top Channel