MotoGP, Pedrosa fiton në Gjermani

08/07/2012 00:00

Piloti spanjoll i Honda-s Dani Pedrosa fitoi garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë në pistën e Sachsenring-ut.

Gara e Sachsenring-ut ishte plotë emocione kushtëzuar kjo edhe nga kushtet atmosferike me mot të paqendrueshëm. Ata që dhuruan më shumë emocione në pistë ishin Rossi dhe Stoner. I pari e nisi garën mjaft keq kjo për faj të gjendjes së motorrit Ducati. Me nisjen e shiut, Rossi rikuperon pozicione duke zënë vendin e gjashtë në vijën e finishit.

Histori krejt tjetër ajo e australianit Casey Stoner. Piloti i Hondas e nisi garën nga vija e parë. Pak xhiro nga përfundimi u parakalua nga Pedrosa e sikur të mos mjaftonte kjo, rreth 500 metra nga përfundimi i xhiros së fundit, ai rrëzohet në një tentativë për të rimarrë vendin e parë.

Nga kjo përfitoi piloti spanjoll i Yamaha-s, Jorge Lorenzo që u rendit i dyti dhe italiani i Monster Yamaha Tech 3, Andrea Dovicioso që plotësoi vendin e tretë në podium.

Pas kësaj gare, Lorenzo vazhdon të qendrojë në krye të klasifikimit botëror me 160 pikë duke lënë pas Dani Pedrosa-n me 146 dhe Casey Stoner me 140 pikë.

MotoGP rikthehet javën e ardhshme me garën për Çmimin e Madh të Italisë në pistën e Mugello-s.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta