Durrës, impianti i ujërave të zeza
08/07/2012 00:00
Vetëm pas disa javësh impanti i përpunimit të ujërave të zeza në Durrës do të jetë gati. Fillimisht do të përpunohen ujërat e zeza të qyteti të Durrësit dhe brenda një viti Ministria e Punëve Publike shpreson që të përfshihet edhe zona e plazhit.
Ministri Sokol Olldashi, i cili inspektoi sot punimet në këtë impant tha se vlera e investimi është rreth 11 milion euro. Impanti ka kapacitet përpunimi rreth 60 mijë metër/kub në ditë.
Prej tij ujërat e zeza shndërrohen në 98 përqind të pastra dhe është parashikuar t’i shërbejë një zone prej 250 mijë banorë. Sipas Olldashit në projekt është lënë mundësia e zgjerimit të impanit në të ardhmen në varësi të zhvillimeve urbane në zonën e qytetit të Durrësit.
Top Channel