
Për herë të parë pas 74 viteve, një tenist britanik mbërrin në finalen e Wimbledonit. Finalja e sivjetshme e trofeut më të rëndësishëm të tenisit do të diskutohet mes skocezit Andy Murray dhe zviceranit Roger Federer.
Zvicerani Roger Federer mposhti me rezultatin 3-1 serbin Novak Djokovic dhe prek për të tetën herë finalen e Wimbledon, duke vendosur një rekord absolut. Federer fitoi ndaj serbit, numrit një në klasifikimin botëror të tenisit me sete 6-3 në të parin, hubi të dytin 3-6, fitoi të tretin 6-4 dhe të katërtin 6-3.
Ndërkohë Murray mposhti po 3-1 me rezultatin e përgjithshëm (6:3, 6:4, 3:6 dhe 7:5 me sete) tenistin francez, Jo-Wilfried Tsonga duke arritur për herë të parë në karrierën e tij në Ëimbledon dhe duke u bërë britaniku i vetëm që rikthehet në këtë finale pas 74 viteve, që nga koha e Bunny Austin në vitin e largët 1938.
Në rast të fitores, Federer do të arrinte rekordin e Pete Sampras me 7 triumfe në fushën me bar si dhe do të rimerrte numrin një në botë që e mbajti për 285 javë, ndërsa rekodri i Sampras është vetëm me një javë më shumë. Kurse Murray, pasi siguroi finalen, do të kërkojë fitoren e parë të Wimbledon-it.
Aktualisht, Federer ka kaluar në renditjen botërore spanjollin Rafael Nadal duke u vendosur pas Djokovic që vazhdon të mbajë numrin 1, ndoshta për pak kohë pasi Federer në rast fitoreje e rimerr automatikisht atë.
Finalja e madhe luhet ditën e dielë më 8 korrik në orën 16:30.
Top Channel