Shoqëria civile kërkon ndihmën e diplomatëve të huaj për të ndalur masakrën e prerjes së pemëve në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Përmes një peticioni, gazetarë, drejtues mediash, analistë apelojnë në mbrojtje të kësaj pasurie natyrore që po shkatërrohet në emër të një projekti që ende nuk është bërë publik.

“Masakra ambientaliste mbi Liqenin e Tiranës dhe mbi një territor për të cilin nuk janë dhënë sqarime dhe sidomos dhe nuk është bërë publik projekti real i miratuar sipas të gjitha procedurave ligjore, na mbajnë në këtë reagim konsistent si qytetarë të ndërgjegjshëm të këtij vendi”, deklaroi gazetari Aleksandër Çipa.

Çipa deklaron se shoqëria civile nuk do të mjaftohet me protesta dhe peticione, por do t’i kërkohet prokurorisë një hetim për zbardhjen e projektit.

“Ne do të kërkojmë së pari, reagimin e institucioneve të drejtësisë, për të verifikuar se sa i drejtë është projekti që pretendon se disponon bashkia”, tha Çipa.

Ambientalistët dhe shoqëria civile kanë dhënë alarmin për prerjen pa kriter të pemëve në një hapësirë prej rreth 5 mijë metrash/katrorë, pjesë e parkut të Liqenit të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB