Sagan fiton etapën e 6 të Turit të Francës

06/07/2012 00:00

Sllovaku Peter Sagan është fituesi i etapës së gjashtë të Turit të Francës e gjatë 207,5 km. Ciklisti 22-vjecar i njohur ndryshe me nofkën “Kanibali” ka fituar duelin me gjermanin Andre Grajpel duke arritur fitoren e 3 në këtë turne prestigjioz.

Kjo etapë u karakterizua nga një rrëzim masiv që ndodhi 20 km nga fundi dhe që vonoi në finish shumë ciklistë. Një rrëzim masiv ky që do të mbahet mend gjatë nga Turi i Francës i këtij viti dhe që me shumë gjasa do të ndikojë në klasifikimin e përgjithshëm.

Kryesimin e Turit të Francës dhe “Fanelën e Verdhë” vazhdon ta mbajë zvicerani Fabian Cancellara me 7 sekonda diferencë me Uigins dhe francezin Shavanel.

Etapa e së shtunës, që është e gjatë 199 km, pritet të dhurojë spektakël dhe të japë supriza për vetë karakterin malor të saj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta