
Ka filluar zyrtarisht grumbullimi i ekipit olimpik shqiptar që do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike “Londër 2012”.
Të pranishëm në këtë konferencë për shtyp, veç shefit të misionit për këto lojra, Viron Bezhani, kanë qenë dhe përfaqësues të Ministrisë së Sporteve dhe sponsorëve të ekipit tonë.
Pas fjalës së falenderimit, në praninë e mediave ëshë firmosur kontrata që lidh sortistët me Komitetin Olimpik për përfaqësimin e tyre në Olimpiadë.
Në këtë ditë të nisjes së grumullimit ishin të pranishëm peshëngritësit Briken Calja, Daniel Godelli, Endri Karina, notari Sidni Hoxha dhe atleti Adriatik Hoxha.
Ndërkohë në ditët në vijim do t’i bashkohen ekipit kombëtar edhe 6 sportistë të tjerë për të plotësuar deri më 11 korrik të gjithë grupin, pasi në këtë datë do të zhvillohet edhe ceremonia Gala Olimpike.
Top Channel