Turi i Francës, Greipel fiton sërish
05/07/2012 00:00
Andre Greipel i Lotto Belisol ka fituar etapën e pestë të Turit të Francës duke mundur në sprintin final Matthew Gross dhe Juan Jose Haedo.
Etapa është karakterizuar nga “arratisja” e gjatë e Urtasun, Ghyselinck, Simon dhe Ladagnous. Këta çiklistë u shkëputën që në fillim të saj dhe janë arritur vetëm në 300 metrat e fundit, kur mendohej se mund të prisnin të vetëm finishin.
Një tjetër rrëzim ka ndodhur rreth 2 kilometra para fundit, ku është përfshirë edhe Peter Sagan. Sllovaku ka mundur të ringrihet menjëherë duke mbërritur në finish.
Nesër zhvillohet etapa e gjashtë e Turit të Francës: Epernay-Metz (207.5 km). Favoritë për fitimin e saj janë sërish sprintierët.
Top Channel