Pushuesit që i drejtohen Spanjës në këtë sezon veror përballen me një taksë të re surprizë që duhet të pagujanë në aeroport, kufi tokesor apo detar, pjesë e masave që qeveria spanjolle ka marrë për barazpeshimin e buxhetit.
Taksa hyri në fuqi ditën e enjte, pas një vendimi të paparalajmëruar të autoriteteve. Pagesa për çdo person është prej shtatë eurosh dhe ajo duhet të paguhet nga çdo shtetas i huaj, pavarësisht qëllimit të vizitës.
Për të qenë korrektë, disa linja ajrore kanë lajmëruar udhëtarët e tyre nëpërmjet emaileve se duhet të bëjnë këtë pagesë shtesë, duke i ofruar mundësinë e anullimit të biletave, nëse nuk janë dakord, ndërsa linja të tjera kanë vendosur të paguajnë ato vete shumën, për të gjithë klientët që ndërkohë kanë prerë biletën.
Të gjithë ata që prenotojnë pas kësaj date duhet të pagujanë taksën në mbërritjen në aeroport ose në çmimin e biletës, që përpara udhëtimit.
Spanja është duke përdorur masa ekstreme për të reduktuar defiçitin buxhetor nga 8,5% në 2011-n, në 5,3% brenda këtij viti.
Aktualisht, vendi është në vështirësi të theksuara financiare, të cilat kanë bërë Madridin që t’i drejtohet më parë Bashkimit Europian me një kërkesë për një hua madhore prej 100 miliardë eurosh.
Top Channel