Rinumërim i pjesshëm i votave në Meksikë

05/07/2012 02:00

Autoritetet zgjedhore në Meksikë kanë njoftuar se do të rinumërojnë më shumë se gjysmën e kutive të votimit, pas zgjedhjeve presidenciale të së dielës së shkuar, pasi kanë gjetur mospërputhje të fletëve të votimit.

Andres Manuel Lopez Obrador i partisë të majtë, PRD, kishte kërkuar një rinumërim të plotë pasi rezultatet e para renditën atë në vendin e dytë.

Ai akuzoi kandidatin kryesues, Enrique Pena Nieto se kishte thyer rregullat zgjedhore.

Pena Nieto i PRI ka mohuar akuzat se partia e tij i kishte blerë votat.

Rezultatet paraprake i dhanë zotit Pena Nieto një kryesim prej gjashtë pikë përqindjeje më shumë se z Lopez Obrador.

Sekretari Ekzekutiv i Institutit Federal Zgjedhor, Edmundo Jacobo tha se rinumërimi ishte një ushtrim i hapur dhe transparent.

Ai tha se 78.012 nga 143,132 kuti votimi të përdorura në zgjedhjet presidenciale, do të hapen dhe do të numërohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA