Londër, arrestohen 6 terroristë
05/07/2012 00:00
Policia e Londrës arrestoi gjashtë persona të dyshuar si terroristë që po planifikonin sulme të përgjakshme në kryeqytetin anglez.
Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet britanike, mes të arrestuarve njëra është femër.
Policia sqaron se nuk bëhet fjalë për operacione të lidhur me lojërat olimpike që nisin për pak ditë, por për një operacion të nisur para shumë kohësh nga shërbimet sekrete e të konkretizuar me arrestimin e gjashtë personave.
Nuk bëhet me dije identiteti apo kombësia e të arrestuarve dhe as koha apo mënyra e sulmeve terroriste të planifikuar prej tyre. Këto detaje, thonë autoritetet britanike, janë në hetim e sipër.
Top Channel